Bota

Olena Zelenska në SHBA: Lufta në Ukrainë e ka bërë djalin tim të dëshirojë të bëhet ushtar

Zelenska tha se tani e vetmja gjë që djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë është "artet marciale dhe si të përdorë një pushkë". Ajo shtoi se shpresonte që fëmijëria e djalit të saj t'i "rikthehej" atij.

21 Korrik 2022, 13:44 Nga d.a.
Olena Zelenska në SHBA: Lufta në Ukrainë e ka bërë
Olena Zelenska

SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska tha se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar.

Në një intervistë me NBC, Zelenska tha se tani e vetmja gjë që djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë është "artet marciale dhe si të përdorë një pushkë". Ajo shtoi se shpresonte që fëmijëria e djalit të saj t'i "rikthehej" atij.

"Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësonte anglisht. Por pas pushtimit të Rusisë, e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar. Nuk mund ta kthej atë në art dhe shkenca humane. Dhe kjo është ajo që unë me të vërtetë dua të siguroj është që fëmijëria e djalit tim t'i kthehet atij dhe që ai ta shijojë jetën e tij në maksimum."-tha ajo.

Zelenska, e cila është gjithashtu nënë e 18-vjeçares Oleksandra, foli për gjendjen e vështirë të fëmijëve dhe prindërve të tjerë gjatë vizitës së saj në SHBA. Gjatë një fjalimi 15-minutësh në Kongresin Amerikan të mërkurën, ajo prezantoi foto dhe video të fëmijëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës.

Një nga imazhet e përfshira ishte e një 4-vjeçareje Liza Dmytriyeva, e cila u vra në një sulm ajror në qytetin qendror-perëndimor të Vinnytsia.

"Ne duam që çdo baba dhe çdo nënë të jetë në gjendje t'i thotë fëmijës së tyre: "Shko të flesh i qetë. Nuk do të ketë më sulme ajrore, nuk do të ketë më sulme me raketa". A është kjo shumë për të dëshiruar?" tha ajo gjatë fjalës së saj.

Duke bërë thirrje për më shumë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, ajo tha se po kërkon armë. Armët që nuk do të përdoren për të bërë një luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë e dikujt dhe të drejtën për t'u zgjuar të gjallë në atë shtëpi.

Anëtarët e Kongresit kanë qenë kryesisht mbështetës të kërkesave të Ukrainës për më shumë ndihmë për sigurinë dhe deri më tani kanë furnizuar Ukrainën rreth 8 miliardë dollarë. Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelenska, e cila ka marrë një rol më publik kohët e fundit, u takua gjithashtu me Presidentin e SHBA Joe Biden, Zonjën e Parë Jill Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

 

olena zelenska volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll