Bota

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Ky projektligj u hodh në votim pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë plotësuar rendin e ditës, duke e vendosur si pikë të katërt marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

21 Korrik 2022, 13:32 Nga d.a.
Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për studimin e fizibilitetit
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Është miratuar me 83 vota pro në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për projektligjin e marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Ky projektligj u hodh në votim pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë plotësuar rendin e ditës, duke e vendosur si pikë të katërt marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Mocioni për ndryshim u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ky projektligj është një nga 19 pikat e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë e firmosur më 20 qershor, kur dhe u mbajt mbledhja e fundit e dy qeverive. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

mblidhet kuvendi i kosoves mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll