Bota

U rrahën në mes të Prishtinës pas një aksidenti, arrestohen dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së

Sipas informacioneve fillestare, e gjithë ngjarja ka nisur si pasojë e një aksidenti në trafik ku debati mes drejtuesve të mjeteve ka degraduar në përplasje dhe dhunë fizike.

21 Korrik 2022, 13:15 Nga d.a.
U rrahën në mes të Prishtinës pas një aksidenti,
Latif Gashi

KOSOVË- Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi, dyshohet se janë përfshirë në një rrahje dje në Rrugën B në Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, e gjithë ngjarja ka nisur si pasojë e një aksidenti në trafik ku debati mes drejtuesve të mjeteve ka degraduar në përplasje dhe dhunë fizike.

Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e Kosovës si “sulm” dhe të dyshuarit pas arrestimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

“SULM /Rruga B, Prishtinë 20.07.2022 – 18:50. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

latif gashi rrahje ne kosove fidan gashi lindtrim gashi

Sondazh

Poll