Bota

LSDM: Filluam negociatat me BE-në, po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e qytetarëve maqedonas

Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë, evropiane.

21 Korrik 2022, 12:29 Nga d.a.
LSDM: Filluam negociatat me BE-në, po hapim një kapitull të ri
LSDM

MAQEDONIA E VERIUT- Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja në një deklaratë për shtyp ka theksuar se pas fillimit të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian. Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së. Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”, thuhet në kumtesen e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë, evropiane.

Ndërkohë në deklaratë i janë drejtuar dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke i thë se duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për të gjitha gënjeshtrat, që i ka përhapur në mënyrë histerike në periudhën e kaluar me ndihmën e partnerit të tij prorus Dimitar Apasiev.

"Si udhëheqës i koalicionit antievropian e gënjente popullin se vijon asimilimi, bullgarizimi, se dikush do të na e marrë identitetin, se gjuha jonë nuk është e mbrojtur, nxiste dhe shpifte. Të gjitha të pavërtetat iu fundosën. Janë mposhtur veprimet destruktive dhe antievropiane të Mickoskit. I dështuan skenarët e rrezikshëm për destabilizimin e shtetit dhe për shkaktimin e konflikteve etnike, nuk arriti ta bllokojë rrugën evropiane të shtetit."-thuhet në deklaratë.

Më datë 19 korrik u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zyrtarisht kanë çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore dhe të gjithë legjislacionit që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

negociatat me be 2022 hristijan mickoski

Sondazh

Poll