Bota

"Edhe bankierët kanë zemër", Draghi largohet nga seanca pas dorëheqjes, presidenti pritet të shpallë zgjedhjet e parakohshme

Njoftimi nuk thotë nëse Mattarella do të shpërndajë Parlamentin apo do të thërrasë zgjedhje të parakohshme, megjithatë, analistët konfirmojnë parashikimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë, me shumë gjasa në fillim të tetorit. 

21 Korrik 2022, 12:47 Nga d.a.
"Edhe bankierët kanë zemër", Draghi largohet nga seanca
Draghi

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi i ka dorëzuar sot dorëheqjen për herë të dytë presidentit Sergio Mattarella, i cili i ka kërkuar të mbetet kryeministër në detyrë, thuhet në një deklaratë të presidencës italiane.

Njoftimi nuk thotë nëse Mattarella do të shpërndajë Parlamentin apo do të thërrasë zgjedhje të parakohshme, megjithatë, analistët konfirmojnë parashikimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vjeshtë, me shumë gjasa në fillim të tetorit. 

La repubblica”, vlerëson se zgjedhjet do të mbahen më 2 ose 9 tetor. Megjithatë, vendimet përfundimtare do të duhet të merren nga presidenti i republikës, Sergio Mattarella, i cili nuk përjashtohet që me një fjalim televiziv të informojë italianët se cilat do të jenë saktësisht hapat e ardhshëm.

Kryeministri i dorëhequr teknokrat italian është takuar edhe me kryetaren e senatit italian, Elisabetta Casellati dhe në këtë kohë po rikthehet në parlament, për përfundimin formal të seancës.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, priti mëngjesin e sotëm në pallatin presidencial Presidentin e Këshillit të Ministrave, profesor Mario Draghi, i cili pasi iu referua debatit dhe votimit të djeshëm në Senati, përsëriti dorëheqjen e tij dhe dorëheqjen e Qeverisë që ai kryesonte. Për këtë është vënë në dijeni Presidenti i Republikës. Qeveria mbetet në vend për trajtimin e aktualitetit”.- thuhet në njoftimin e presidencës.

Më herët në mëngjes dhe pas duartrokitjeve entuziaste nga anëtarët e seancës plenare të Kuvendit, Mario Draghi deklaroi se pas votimit të djeshëm të senatit, kërkoi që mbledhja të ndërpritet përkohësisht, sepse do i drejtohej presidentit të reupbilkës për ti komunikuar vendimet e tij.

"Faleminderit, edhe bankierët përdorin zemrat e tyre ndonjëherë," tha më në fund Draghi, i prekur nga duartrokitjet.

Këtë frazë kryeministri italian zgjodhi ta thoshte me shaka, pasi pak ditë më parë në një konferencë për shtyp kishte përmendur se “bankierët nuk kanë zemër”.

Javën e kaluar, Draghi dha dorëheqjen e tij pasi lëvizja "5 Yje", partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të vendit, tërhoqi mbështetjen e saj në një votim besimi parlamentar mbi një paketë të krijuar për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali. Vendimi i Draghit për t’u dorëhequr erdhi edhe pse paketa për të ndihmuar italianët që përballen me çmimet e larta të energjisë mori 172 vota pro dhe 39 kundër, por munguan votat e Lëvizjes 5 Yjet. Rrjedhimisht edhe kryeministri italian u shpreh gati të largohej nga posti, pasi më parë ishte zotuar se nuk do të drejtonte një qeveri që nuk përfshinte 5-Yjet. Dorëheqja e Draghit megjithatë u refuzua nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella, i cili i kërkoi atij të qëndronte dhe të gjente një zgjidhje.

dorehiqet mario draghi italia ne zgjedhje te parakohshme elisabetta casellati

Sondazh

Poll