U rrahën në mes të Prishtinës pas një aksidenti, arrestohen dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së
Latif Gashi KOSOVË- Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Ga...
Ai pa në televizor se shtëpia e tij rrezikohej të digjej ku më pas zjarrfikësit shkuan, thyen derën e shtëpisë ndërsa pronarët ishin jashtë, u futën brenda dhe arritën të shpëtonin shtëpinë, duke lënë më pas një shënim prekës.
GREQI- Një banor i Megarës në Greqi ka folur për shënimin që i kanë lënë zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij për ta shpëtuar nga flakët.
Sipas Protothemës, ai pa në televizor se shtëpia e tij rrezikohej të digjej ku më pas zjarrfikësit shkuan, thyen derën e shtëpisë ndërsa pronarët ishin jashtë, u futën brenda dhe arritën të shpëtonin shtëpinë, duke lënë më pas një shënim prekës.
“Na falni për derën por duhej të futeshim”, shkruanin ata në shënim.
Siç shpjegoi Nikos Lampsas, ai nuk ishte në shtëpi kur shpërtheu zjarri dhe shikonte nga televizori flakët që afroheshin rrezikshëm. Por me të mbërritur në vendngjarje, zjarrfikësit e kanë njoftuar se kanë mundur t'i shpëtojnë shtëpinë dhe se i kanë lënë diçka brenda.
“Shënimi ishte vërtet prekës. Ata bënë më të mirën e tyre. I falënderoj nga zemra sepse po të mos ishin këta dy persona, Tasos dhe Kristo dhe gjithë zjarrfikësit shtëpia do të digjej. Këta dy njerëz sakrifikuan shumë, bënë detyrën dhe më e rëndësishmja më prekën me këtë shënim dhe do ta mbajmë për gjithë jetën, do ta vendosim në një kornizë. Djem të mahnitshëm. I falënderoj sërish publikisht. Gjithë natën ata qëndruan këtu me ne. U përqafuam, u prekëm sepse e kishin shpëtuar shtëpinë, unë qaja”, tha ai.
Prej disa ditësh Greqia është përfshirë nga zjarret që kanë pushtuar rrethinat e Athinës, ku disa dyshohet se janë zjarrvënie të qëllimshme ndërsa disa vatra janë krijuar edhe për shkak të temperaturave të larta që po kalon i gjithë kontinenti europian janët e fundit. Forca të shumta zjarrfikësesh po punojnë nga toka dhe nga ajri, pasi disa zona janë malore dhe të vështira për t'u arritur, si dhe ushtria po nduhmon në shuarjen e vatrave të zjarrit.
Latif Gashi KOSOVË- Lindtrim dhe Fidan Gashi, dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Ga...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ku po di...
Draghi ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi i ka dorëzuar sot dorëheqjen për herë të dytë presidentit Serg...
Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se të gjitha vështirësitë me furnizimin me gaz r...
LSDM MAQEDONIA E VERIUT- Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja në një deklaratë për shtyp ka theksuar se pas...
Haradinaj dhe Kurti KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën plenare të rradhës, ku kryetari i AAK-s&eu...
Putin RUSI- Prodhuesi rus i gazit Gazprom tha se furnizimi i tij me gaz në Evropë përmes Ukrainës nëpërmjet pi...
Foto e rrallë e kapur nga NASA SHBA- Roveri Perseverance i NASA-s kapi një imazh të pazakontë të diçkaje t&...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se pritet së shpejti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për...
Rishi Sunak dhe Lis Truss BRITANI E MADHE- Dy konkurrentët e fundit në garën për të qenë kryeministri i ardhshëm i ...