Sport

Manchester City refuzon shkëmbimin Neymar-Barnardo Silva, propozuar nga PSG

Gazeta franceze ‘Le Parisien’ bën me dije, se lojtari i synuar nga klubi francez mund të ishte mesfushori portugez, teksa siguron se Guardiola nuk e ka mirëpritur ardhjen e brazilianit.

19 Korrik 2022, 18:18 Nga DOSJA

Manchester City refuzon shkëmbimin Neymar-Barnardo Silva, propozuar nga PSG

ANGLI - Manchester City ka refuzuar një shkëmbim lojtarësh të propozuar nga Paris Saint-Germain, në të cilën ishte përfshirë braziliani Neymar, raportoi të martën gazeta ‘Le Parisien’. Propozimi i paraqitur pak javë më parë, ishte shkëmbimi i yllit brazilian me një lojtar tjetër të skuadrës angleze, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, megjithëse mediat bëjnë me dije, se mund të ketë qenë mesfushori portugez Bernardo Silva.

Megjithatë, City "iu përgjigj shpejt negativisht kësaj mundësie", vëren ‘Le Parisien’. Argumenti është se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, “nuk dëshiron të çekuilibrojë ndërtimin e ekipit të tij me ardhjen” e brazilianit, shpjegon gazeta franceze.

Manchester City refuzon shkëmbimin Neymar-Barnardo Silva, propozuar nga PSG

Neymar është aktualisht me PSG-në gjatë turneut të skuadrës pariziene në Japoni. Gazeta kujton se pronarët dhe drejtuesit e klubit parizien duan ‘të heqin qafe’ një lojtar që mbërriti në vitin 2017 për shumën rekord prej 222 milionë eurosh, por që nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Neymar insiston të mos largohet dhe dëshiron të përfundojë kontratën me klubin francez. PSG-së përpiqet ta transferojë brazilianin 30-vjeçar, që ka një rekord prej 30 milionë eurosh neto në vit, në një kontratë që skadon në vitin 2027. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll