Bota

Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Meritë e qytetarëve maqedonas, në BE do flitet gjuha jonë

Në fjalën e tij, Kovaçevski tha se po hapen dyert e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë meritën më të madhe e kanë qytetarët maqedonas.

19 Korrik 2022, 12:19 Nga d.a.
Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Meritë e
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka falenderuar qytetarët e tij nga Brukseli. Në fjalën e tij hyrëse në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm çek Jan Lipavský dhe Oliver Varhelyi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh i lumtur për mbajtjen e kësaj konference pas 17 viteve. Në fjalën e tij, Kovaçevski tha se po hapen dyert e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë meritën më të madhe e kanë qytetarët maqedonas.

Qytetarët e RMV-së kanë meritat më të mëdha për ditën e sotme. Pas plot 17 viteve po hapen dyert për integrim në BE. Sot është dita kur po fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri. Sot është një ditë historike për vendin tonë. Kjo ditë i përkushtohet qytetarëve tanë. Për të realizuar këtë qëllim strategjik kemi punuar shumë, kemi sjellë vendime të cilat kërkojnë shumë guxim dhe mençuri. BE-ja na pranon si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, kjo është siguruar për gjithmonë, për këtë nuk do të diskutohet asnjëherë. Jam i bindur se ndihma që BE-ja do ta afroj në periudhën e ardhshme do të ndikoj për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Po ndërtojmë një shoqëri demokratike dhe evropiane”, tha Kovaçevski.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

dimitar kovaçevski negociatat me be 2022

Sondazh

Poll