Bota

Varhelyi: Jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë procesin me Maqedoninë e Veriut

Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin.

19 Korrik 2022, 12:10 Nga d.a.
Varhelyi: Jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, theksoi se RMV ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave.

Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin.

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Vazhduan me punën e fortë, me demokratizimin institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që RMV mbeti e përkushtuar për këtë proces. Inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punën, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni është gati menjëherë të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut, edhe atë që sonte."- tha Varhelyi.

Ndërsa kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët, theksoi se gjuha maqedonase do të jetë e garantuar me anëtarësimin e vendit në BE. Ai gjithashtu deklaroi se RMV do të vazhdojë me reformat dhe ndryshimet, deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

olivér várhelyi dimitar kovaçevski negociatat me be 2022

Sondazh

Poll