Aktualitet

Hoxha: SPAK të hetojë këta me kollare e kostum, qeveritarët janë të korruptuar

 Hoxha tha se shqiptarët marrin përsipër operacionet e Ndraghetas ndërsa shtoi se në vendin tonë futen paratë e kokainës.

18 Korrik 2022, 21:49 Nga I.A
Hoxha: SPAK të hetojë këta me kollare e kostum, qeveritarët
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi deklaratën e prokurorit të Antiamfias italiane për fuqizimin e mafies shqiptare dhe nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Hoxha tha se shqiptarët marrin përsipër operacionet e Ndraghetas ndërsa shtoi se në vendin tonë futen paratë e kokainës.

Më tej Hoxha deklaroi se SPAK duhet të hetojë zyrtarët e qeverisë të cilët janë të korruptuar ndërsa shtoi se 40 për qind e parave informate vijnë nga korrupsioni.

"Në Shqipëri hyn paraja e kokainës. 40 për qind e parasë informale, është para e korrupsionit. Paraja që fitohet nga korrupsioni është më e madhe. Qeveritarët e korruptuar vjedhin paratë e qytetarëve dhe i nxjerrin jashtë. SPAK duhet të hetojë këta me kollare e kostume," tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll