Aktualitet

Hoxha: Nëse Beqajt i kanë thënë ‘mos u largo nga Shqipëria’, pritet masa e sigurisë

, Hoxha tha se nëse brenda në seancë Beqajt i kanë thënë prokurorët ‘mos u largo nga Shqipëria’, hapi i radhës është komunikimi i masës së sigurisë.

18 Korrik 2022, 21:16 Nga I.A
Hoxha: Nëse Beqajt i kanë thënë ‘mos u largo nga
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi dëshminë që ka dhënë në SPAK ish-ministri Ilir Beqaj për aferat korruptive në Shëndetësi. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Hoxha tha se nëse brenda në seancë Beqajt i kanë thënë prokurorët ‘mos u largo nga Shqipëria’, hapi i radhës është komunikimi i masës së sigurisë.

“Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku. Kjo çështje është mbajtur zvarrë kaq gjatë. Nëse Rama rrezikohet vetë, të lëshon. Kur je në cilësinë e personit që jep dëshmi, prokurorët në fund të seancës të këshillojnë që mos u largo në këtë periudhë nga vendi. Nëse i është thënë kjo gjë, parathënie për atë që do ndodhë më mbrapa. Kur të thuhet që s’duhet të largohesh nga teritori, hapi tjetër është komunikimi i masës së sigurisë. Këtë nuk e dimë nëse i është thënë Beqajt atje brenda,” -tha Hoxha.

artan hoxha ilir beqaj ne spak

Sondazh

Poll