Aktualitet

Beqaj në SPAK, Artan Hoxha: Çështja shumë e vonuar, duhet t'i ishte komunikuar akuza

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Hoxha tha se çështja e hetimit është vonuar shumë ndërsa theksoi se SPAK duhet të kishte vepruar me kohë.

18 Korrik 2022, 21:02 Nga I.A
Beqaj në SPAK, Artan Hoxha: Çështja shumë e vonuar, duhet
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi deklaratën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mediat pas 9 orësh marrje nw pyetje nga SPAK. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Hoxha tha se çështja e hetimit është vonuar shumë ndërsa theksoi se SPAK duhet të kishte vepruar me kohë.

“SPAK minimumi të përfitojë kohën që ka humbur dhe ta bëjë sa më shpejt çështjen për ta çuar në gjykim. Fakti që Beqaj pyetet ende si person që ka dijeni për rrethanat me abuzimet, është shumë vonë. Lajm do ishte nëse ai sot do ishte atje me avokat ku do i komunikohej akuza. Ne na duhet të presim prap,” tha Hoxha.

artan hoxha ilir beqaj ne spak

Sondazh

Poll