Aktualitet

Artan Hoxha: Laçi është shndërruar në qytet funeral. Po varrosen të rinjtë si në '97-'98!

Hoxha ngre alarmin se Laçi është shëndërruar në qytet funeral ku të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998. 

18 Korrik 2022, 21:29 Nga I.A
Artan Hoxha: Laçi është shndërruar në qytet funeral.
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se atentati me tre të vrare dje në Fushë Krujë tregon se autorët nuk kanë frikë nga askush. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Hoxha ngre alarmin se Laçi është shëndërruar në qytet funeral ku të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998. 

"Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush. Janë ca telenovela turke që s'ka askund poilci, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu. Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën. Stacioni i policisë në Fushë Krujë është më i sulmuari me lëndë eksplozive, ia hidhnin mbi muret. Zona Lezhë-Kurbin-Fushë Krujë ia ka kaluar edhe Elbasanit, në Elbasan mbaruan, zgjedhjet u bënë, Dumani u dorëzua. Ngjarja e fundit me tre të vrarë ka ndodhur me 29 dhjetor 2019. Dhe ishte fillimi, jo fundi i një serie vrasjesh", tha ai.  

masakra e fushe krujes artan hoxha

Sondazh

Poll