Aktualitet

“Ishte krim me shumë mllef”/ Lala zbulon detaje nga atentati i 3-fishtë: Qitësi ‘mjeshtër’ i armëve, fokusoi Martinajn

Po ashtu ajo theksoi se Martiaj ishte shënjestra, pasi intensiteti i gjuajtjeve ishte në drejtim të vendit ku ai ishte i ulur në makinë.

18 Korrik 2022, 21:42 Nga I.A
“Ishte krim me shumë mllef”/  Lala zbulon detaje nga atentati i
Pamje nga studio

TIRANË- Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka zbuluar dinamikën e ngjarjes dhe detaje të reja nga burime prej grupit hetimor në lidhje me masakrën e djeshme që tronditi Fushë Krujën. E ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Lala tha se ditën e djeshme Martinaj është nisur nga Fushë-Kuqja për t’u ndalur në një servis në zonën e Tapizës. Po ashtu ajo theksoi se Martiaj ishte shënjestra, pasi intensiteti i gjuajtjeve ishte në drejtim të vendit ku ai ishte i ulur në makinë.

"Duhet të ndalemi pak te rruga që ka ndjekur Brilant Marinaj. Ka udhëtuar nga Fushë-Kuqja në drejtim të Tapizës, ka qëndruar për 30 minuta në një servis ku ka pas dërguar një makinë për ta rregulluar. Janë sekuestruar kamerat e servisit. Pronari i makinës ka thënë se kanë qëndruar 30 minuta dhe kanë pyetur për mjetin. Kanë qenë katër persona në automjet. Shoferi nuk ka dalë. Kanë qenë 4 persona, kanë qëlluar nga makina në drejtim të krahut të pasagjerit. E kanë kuptuar se Diklen Vata ka qenë gjallë, ndaj kanë dalë nga makina dhe e kanë qëlluar. Nuk ka prova për zjarre vënie të qëllimshme edhe pse ka dyshime. Por ekspertët thonë se plumbat kanë prekur sarbatorin e makinës dhe nga nxehtësia kanë shkaktuar shpërthimin e mjetit. Nëse do të kishte qenë zjarrevënie e qëllimshme mjeti do të kishte shpërthyer menjëherë në flakë. Edhe pamjet e para nga vendngjarja tregojnë se këto flakë mund të ishin shuar. Pse Brilant Martinaj është shënjestër? Sepse intensiteti i gjuajtjes është në drejtim të vendit të pasagjerit ku ai ishte ulur. Besmir Hoxhaj ishte shofer i mjetit dhe Vata ishte në sediljen e pasme. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, ka qenë vetëm ekzekutim. Ekzekutorët kanë pasur qëllim primar të vrisnin Brilant Martinaj. Mjetet kanë qenë paralel në fillim. Deri më tani asnjë dëshmitar nuk ka shkuar të japi dëshmi në vendngjarje. Por janë pyetur punonjës të bizneseve përreth," tha Lala.

klodiana lala masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll