Sport

Shorti për turin e tretë të Conference League, ja rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

Shkalla e vështirësisë sa vjen dhe rritet për skuadrat shqiptare, të cilat, fillimisht duhet të mbyllin me sukses ndeshjet e turit të dytë

18 Korrik 2022, 17:31 Nga DOSJA
Shorti për turin e tretë të Conference League, ja rivalët e

ZVICER - Edhe pse ende nuk janë luajtur ndeshjet e para të turit të dytë të Conference League, skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë.

Në Nyon të Zvicrës, në ‘shtëpinë’ e UEFA-s, sot u hodh shorti për turin e tretë të Conference League. Kështu Tirana, në rast kualifikimi me boshnjakët e Zrinjskit, do të ketë përballë fituesin e çiftit Tobol-Lincoln Red. Kampionët e Kazakistanit (Tobol) u eliminuan në Champions nga Ferencvaros, ndërsa kampionët e Gjibraltarit (Lincoln Red) nga skuadra e Shkupit të Maqedonisë së Veriut.

Vllaznia, që e nis aventurën në turin e dytë të Conference League ndaj rumunëve të Universitateas, në rast se kualifikohet, në raundin e tretë do të përballet më Zorya Luhansk të Ukrainës, të cilët do të luajnë jashtë vendit të tyre.

Ndërsa skuadra e Laçit do të ketë përballë një rival të fortë në turin e tretë, gjithnjë nëse kalon moldavët Petrocub. Përballë kurbinasve do të jetë fituesi i çiftit Fehervar i Hungarisë dhe Gabala i Azerbajxhanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll