Sport

Dybala 'trashëgimtari' i Tottit, do të marrë fanelën me ‘10’-tën e famshme...

Argjentinasi mund të marrë numrin që për njëzet vjet ka qenë mbi supet e ish-kapitenit të verdhekuqve. Disa muaj më parë ai tha: "Do t'ia lë fanelën time"

18 Korrik 2022, 14:16 Nga DOSJA
Dybala 'trashëgimtari' i Tottit, do të marrë

ITALI - Olimpico në lot për lamtumirën e kapitenit. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga 28 maj 2017. Trashëgimia mund të mos jetë një fëmijë. Por një argjentinas mëngjarash dhe i talentuar. Mik i ish-kapitenit të verdhekuqve dhe një jetë me një ‘10’ mbi supe, ashtu si ai. Dybala është gati të bëhet sulmuesi i ri i Romës. 

Klubi ka arritur një marrëveshje me agjentët e tij: kontratë trevjeçare për 6 milionë në vit, përfshirë bonuset. Thirrja nga Dan dhe Ryan Friedkin ishte vendimtare dhe e bindi ish-sulmuesin e Juves. “Ai është një 'Messi i vogël', më ka pëlqyer shumë që nga koha e tij në Palermo”. 

Tiago Pinto nuk e kishte fshehur veten në verën e vitit 2020, Dybala kishte qenë prej kohësh një pasion i drejtorit sportiv portugez. Ai punoi për ta sjellë te Roma dhe ia doli. Një miqësi e gjatë vazhdoi me telefonatat e Mourinhos dhe fjalët e Tottit: "Shpresoj që klubi ta marrë atë, të shohim nëse mund ta bind. Do të flas patjetër me të". Misioni u realizua. 

Një ‘10’ e re në Olimpico, Dybala tashmë po mendon për të. ‘21’-shi që ai kishte veshur në vitet e tij të hershme në Juve, është tashmë e Matic. Ai do të marrë trashëgiminë e Tottit, një përgjegjësi e rëndësishme për argjentinasin. Sigurisht, një nga më të priturat. Me miratimin e tij: “Unë do t'i lë atij bluzën time,"- është shprehur Totti. 

Një dinasti që vazhdon. Di Bartolomei, Pruzzo, Ancelotti, janë vetëm disa nga kampionët e mëdhenj që e kanë veshur atë. Për njëzet vjet mbi supet e Tottit, duke bërë që një brez fansash të bien në dashuri me të. Gëzime dhe magji nga Olimpico në Europë. Është bërë ikonë, tani do të ketë një pasardhës. Kush do të duhet të mbajë shiritin lart: gola, asistime, lojëra cilësore. Gjithashtu karizma dhe lidershipi. Vizatimi i magjive me të majtën. Ata mezi e presin në Romë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll