Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës/ 90 plumba janë qëlluar drejt makinës, shoqërohen miqtë e viktimave

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç 10 personave të shoqëruar nga policia, ka dhe të tjerë kryesisht me precedentë të mëparshëm penalë që janë njohje apo lidhje e Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhajt, të cilët janë marrë në pyetje për të zbuluar lëvizjen e fundit të viktimave.

18 Korrik 2022, 10:00 Nga e.k
Masakra e Fushë Krujës/ 90 plumba janë qëlluar drejt
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin ditën e djeshme dhe ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç 10 personave të shoqëruar nga policia, ka dhe të tjerë kryesisht me precedentë të mëparshëm penalë që janë njohje apo lidhje e Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Arbër Hoxhajt, të cilët janë marrë në pyetje për të zbuluar lëvizjen e fundit të viktimave.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes dyshohet se është qëlluar 90 herë ndërkohë makina e viktimave po i nënshtrohet një mbikqyerje intensive pasi dyshohet se viktimat kanë pasur armë me vete.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Mbikalimin e Fushë Krujës, një nga akset  më të populluara në vend. Dyshohet se atentatorët u kanë zënë pritë në një pikë që dhe nëse do të pikaseshin viktimat nuk do mund të manovronin për t'iu shmangur. Pas zbrazën drejt tyre mbi 50 plumba atentatorit i vune flakën makinës dhe duke shkrumbuar brenda saj trupat e Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërsa Diklen Vata arriti të dalë nga mjeti por nuk i shpëtoi dot plumbave pasi atentatorët u kthyen dhe e lanë të vdekur në rrugë. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën me të cilën kryen krimin në fshatin Larushk. Ngjarja tronditi mbarë opionin publik dhe deri tani Policia nuk ka autorë të kapur për ngjarjen dhe vijon puna për identifikimin e tyre.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll