Aktualitet

VIDEO/ U vra sot në atentat, Brilant Martinaj mik me Stresin

Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.

17 Korrik 2022, 17:31 Nga k.m.
VIDEO/ U vra sot në atentat, Brilant Martinaj mik me Stresin
Brilant Martinaj dhe Stresi

TIRANË- Brilant Martinaj i vrarë sot në atentatin e trefishtë në Fushë-Krujë, ishte mik i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi. Në rrjetet sociale pak kohe me parë është postuar nje video e Martinajt, i ulur në kolltukun e një salloni estetik, ndërsa me të është edhe Stresi.

Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll