Aktualitet

Plumba, shenja dhe blozë! Ç'ka mbetur në vendin e ngjarjes nga masakra e Fushë Krujës

Plumbat dhe shenjat e tyre kanë mbetur në vendin e ngjarjes. Po ashtu, mbi urë ku edhe u dogj mjeti i viktimave, ka mbetur pas vetëm bloza e makinës. 

17 Korrik 2022, 17:17 Nga k.m.
Plumba, shenja dhe blozë! Ç'ka mbetur në vendin e ngjarjes
Të shtënat

FUSHË KRUJË- Detaje të reja janë mësuar nga masakra e Fushë Krujës. Nga rikrijimi i ngjarjes lidhet të kuptohet se drejtimi i plumbave ka qenë nga pjesa e përparme e mjetit të viktimave që ishin nisur drejt Tiranës. Plumbat dhe shenjat e tyre kanë mbetur në vendin e ngjarjes. Po ashtu, mbi urë ku edhe u dogj mjeti i viktimave, ka mbetur pas vetëm bloza e makinës. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll