Bota

Pas nënshkrimit të protokollit, ministrja bullgare: Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska u shpreh se vendi i saj mbështet fuqishëm integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

17 Korrik 2022, 14:17 Nga d.a.
Pas nënshkrimit të protokollit, ministrja bullgare: Urime për
Teodora Gençovska

BULLGARI-Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska u shpreh se vendi i saj mbështet fuqishëm integrimin europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, pas nënshkrimit të protokollit dypalësh në Sofje.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është shprehur se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vitesh të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë mundësinë që pasnesër të fillojë negociatat me BE-në, me të cilën fillon faza e fundit e anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë se procesi bilateral me Bullgarinë dhe negociatat për anëtarësim do të mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne presim mbështetje nga Bullgaria në këtë rrugë”, tha Osmani pas nënshkrimit të Protokollit.

Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e komisionit të përbashkët ndërqeveritar, të cilin e bashkëkryesuan ministrat Osmani dhe Gencovska.

teodora gençovska negociatat me be 2022

Sondazh

Poll