Bota

Rritet dollari amerikan, bie sërish Euro

Këtë javë Euro ka pësuar një rënie ndërsa dollari amerikan ka pësuar rritje.

17 Korrik 2022, 12:40 Nga s.s
Rritet dollari amerikan, bie sërish Euro
Euro dhe Dollar

TIRANË- Këtë javë dollari amerikan është blerë me 113.9 lekë dhe është shitur me 119.9 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Euro ka pësuar rënie gjatë fundjavës, teksa në raport me javën e shkruar është blerë me 115.3 lekë dhe është shitur me 121.3 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.5 lekë dhe shitet me 141.5 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 122.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Rritet dollari amerikan, bie sërish Euro
Këmbimi

euro dollar

Sondazh

Poll