Bota

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

17 Korrik 2022, 12:09 Nga k,m,d,a

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së

BULLGARI- Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, pas nënshkrimit të protokollit dypalësh në Sofje.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për ne është një mundësi historike që pas 17 vitesh të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë mundësinë që pasnesër të fillojë negociatat me BE-në, me të cilën fillon faza e fundit e anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë se procesi bilateral me Bullgarinë dhe negociatat për anëtarësim do të mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne presim mbështetje nga Bullgaria në këtë rrugë”, tha Osmani pas nënshkrimit të Protokollit.

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Ekspertët nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë vazhdojnë të punojnë me grupe ekspertësh nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e komisionit të përbashkët ndërqeveritar, të cilin e bashkëkryesuan ministrat Osmani dhe Gencovska. Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasojnë dje pasi në Qeveri u miratua korniza propozim-negociative e presidencës franceze me BE-në, pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisët.

bujar osmani teodora gençovska negociatat me be 2022

Sondazh

Poll