Bota

Ndezi cigaren pasi furnizoi makinën me gaz, lëndohen 4 persona në Prishtinë

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit makina ka marrë flakë duke lënduar 3 pasagjerët që ndodheshin brenda në ato momente të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

17 Korrik 2022, 13:11 Nga d.a.
Ndezi cigaren pasi furnizoi makinën me gaz, lëndohen 4 persona në
Makina nen flake

KOSOVË- Një ngjarje që për pak u kthye në tragjedi ka ndodhur në Prishtinë teksa një makinë ka marrë flakë pasi drejtuesi i saj ka ndezur një cigare sapo ka furnizuar makinën me gaz.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit makina ka marrë flakë duke lënduar 3 pasagjerët që ndodheshin brenda në ato momente të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

digjet makina ne prishtine

Sondazh

Poll