Bota

Starbucks nuk është në proçes formal shitjeje për biznesin në Britani, thotë një zëdhënës

Një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë pasi revista “The Times” deklaroi se kompania Starbucks nuk është në një proçes zyrtar shitjeje për biznesin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

17 Korrik 2022, 11:00 Nga s.s
Starbucks nuk është në proçes formal shitjeje për
Starbucks

BRITANI- Kompania Starbucks Corp nuk është në një proçes zyrtar shitjeje për biznesin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë pasi revista “The Times” raportoi më herët të shtunën se zinxhiri i kafesë po eksploron një shitje të operacioneve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportit të revistës “The Times”, Starbucks nuk ka nisur një "proces formal të shitjeve" të biznesit të saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdon të "vlerësojë opsionet strategjike" për operacionet ndërkombëtare në pronësi të kompanisë. Kompania po përballet me kosto në rritje dhe konkurrencë nga rivalë si Pret A Manger, Tim Hortons dhe Costa, raporton Reuters.

Kompania e kafesë Starbucks pezulloi udhëzimet e saj për pjesën e mbetur të vitit fiskal kur raportoi për herë të fundit të ardhura tremujore në maj pasi rritja e shitjeve humbi objektivat e Wall Street për shkak të kufizimeve të ashpra të Kinës për COVID-19. Starbucks, e cila është marrë me përpjekjet e fundit për sindikalizimin e fuqisë së saj punëtore në SHBA, po kërkon një CEO të përhershëm ndërsa Howard Schultz do të mbetet CEO i përkohshëm deri në fund të marsit.

starbucks

Sondazh

Poll