Bota

Rrëzohet avioni në Greqi, kishte 12 ton municione ngarkesë! Ishte nisur nga Serbia drejt Jordanisë

"Antonov-12" i operuar nga një kompani me bazë në Ukrainë po fluturonte nga Serbia dhe kishte destinacion Jordaninë, kur shumë pak pas nisjes është rrëzuar.

17 Korrik 2022, 13:33 Nga k.m.
Rrëzohet avioni në Greqi, kishte 12 ton municione ngarkesë! Ishte
Pamje nga rrëzimi i avionit

GREQI- Një avion mallrash, i cili sipas mediave greke dyshohet se ishte ngarkuar me rreth 12 ton municione është rrëzuar pranë Kavalas. "Antonov-12" i operuar nga një kompani me bazë në Ukrainë po fluturonte nga Serbia dhe kishte destinacion Jordaninë, kur shumë pak pas nisjes është rrëzuar. Deri më tani mendohet se në bordin e avionit kishte 8 persona, por deri më tani nuk janë gjetur të mbijetuar.

Bazuar në të dhënat e ncjerra nga "FlightRadar24", avioni u nis nga Nishi, Serbi për në Amman, Jordani. Nisja u bë rreth orës 18:36 të pasdites teksa mjeti fluturues po kalonte detin Egje kur u kthye në drejtim të Greqisë në orën 19:29 dhe vetëm pak orë më vonë u rrëzua në një fushë pranë Kavalës.

Avioni lëshoi ​​një sinjal rreziku dhe donte të bënte një ulje emergjente në Kavala, pasi një nga motorët e tij dështoi dhe mori flakë, por humbi nga radari menjëherë pas kësaj dhe u rrëzua në një fushë të zonës. Fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime tek askush, pavarësisht se ishte i mbushur me barut.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse nxituan të shkonin në vendngjarje, por ata nuk mundën t'i afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të municioneve. Gjë që ngre dyshimet se nga ekuipazhi nuk ka asnjë peron të mbijetuar. 

"Ne po e trajtojmë ngarkesën si material të rrezikshëm,"-shkroi Reuters duke cituar një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment publik nga Ukraina, Serbia apo Jordania se cili ishte destinacioni përfundimtar i municioneve dhe për kë ishin dërguar.  Ndërkohë, Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç pohon se avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh.

Tani mbetet që të pritet derisa të përfundojnë shpërthimet nga municionet, pasi deri më tani askush nuk i afrohet dot zonës, për të nisur edhe hetimet. Pika kyçe që do mund të zbardhë gjithë çfarë ka ndodhur është kutia e zezë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende e paaksesueshme nga hetuesit. 

antonov-12 greqi

Sondazh

Poll