Bota

Ukraina është e ngopur me pengesat për integrimin në BE, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm deklaroi se Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" për integrimin e saj në Bashkimin Evropian

17 Korrik 2022, 10:53 Nga s.s
Ukraina është e ngopur me pengesat për integrimin në BE,
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ukraina është e ngopur me "zgjidhje speciale" dhe modele të veçanta për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe dëshiron anëtarësimin e plotë, tha të hënën Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba.

Presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi këtë muaj krijimin e një "komuniteti politik evropian" që do të krijonte një strukturë të re që lejon bashkëpunim më të ngushtë me vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE, raporton Reuters.

"Ne kemi nevojë për një pohim të qartë ligjor se Ukraina është pjesë e projektit të integrimit evropian dhe një afirmim i tillë do të ishte dhënia e statusit të kandidatit”, tha Kuleba pas një takimi me homologen franceze Catherine Colonna në Kiev.

Franca është përpjekur të sigurojë Kievin se një nismë për të krijuar lidhje më të ngushta midis bllokut dhe anëtarëve aspirantë nuk do të zëvendësonte ofertat e tyre për t'u bashkuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili zhvilloi një takim më vonë me Colonna, tha se Kievi po llogariste në mbështetjen e Francës për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE, tha zyra e shtypit e presidentit. Komisioni Evropian do të japë opinionin e tij mbi kërkesën e kandidaturës së Ukrainës në qershor, ku edhe nëse miratohet proçesi mund të zgjasë disa vite dhe mund të vihet veto nga çdo shtet anëtar.

konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll