Bota

Britania paralajmëron njerëzit për ekstremin e nxehtësisë dhe masat që do marrë qeveria

Një paralajmërim nga meterologët për nxehtësinë ekstreme ka filluar për Anglinë dhe një pjesë të Uellsit, teksa shteti po përgatitet për temperaturat më të larta që mund të ketë pasur ndonjëherë.

17 Korrik 2022, 10:23 Nga s.s
Britania paralajmëron njerëzit për ekstremin e
Britania e Madhe

BRITANI- Nxehtësia ekstreme do prekë Britaninë e Madhe dhe rajonet e saj e cila do shtrihet deri në Skocinë jugore. Transportet në Londër kanë paralajmëruar pasagjerët në kryeqytet që të shmangin të gjitha udhëtimet, përveç atyre udhëtimeve që janë kryesore. Është shpallur një emergjencë kombëtare, me temperatura që mund të arrijnë në 41 Gradë Celsius. Kjo do të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, mbi nivelin aktual prej 38,7 gradë Celsius të vendosur në Kembrixh në 2019.

Ata kanë paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta, disa persona mund të kenë probleme me shëndetin, mund të ketë vonesa transportesh dhe ndoshta edhe mungesë të ujit. Qeveria po merr masa shtesë duke vendosur në dispoziion sa më shumë ambulanca dhe duke u kërkuar njerëzve që të kujdsen për të afërmit ose fqinjët që mund të vuajnë nga vapa.

Qeveria mbajti një takim urgjent për trajtimin e valës së të nxehtit, ku laburistët kritikuan kryeministrin që thuhet se nuk mori pjesë. Zëvendës udhëheqësja Angela Rayner tha: “Boris Johnson ishte përgatitur për të festuar ndërsa Britania zien. Mungon sërish në aksion". Njerëzit janë këshilluar të mbajnë ujë me vete dhe të mos hipin në trena apo autobusë nëse nuk ndihen mirë, raporton BBC.

Pasagjerët hekurudhor në Angli dhe Uells janë paralajmëruar se duhet të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme, dhe Network Rail tha se kufizimet e shpejtësisë ishin të mundshme. Disa shkolla gjithashtu do të mbyllen në fillim të javës së ardhshme dhe disa takime në spital do të anullohen Parashikuesja e motit në BBC, Susan Poëell, tha se situata ishte e paprecedentë dhe se kishte një shans 80% që Britania e Madhe të thyente rekordin e saj aktual të temperaturës më të lartë. Temperaturat mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në Angli të hënën, me 38 gradë Celsius gjerësisht në Angli dhe Uells.

E marta do të ketë temperatura maksimale prej 40 gradë Celsius, ose më lart, në Anglinë lindore. Irlanda e Veriut dhe Skocia gjithashtu mund të kishin thyerje rekordi të temperaturës, tha ajo. Temperaturat gjatë natës nga e hëna në të martë mund të arrijë një kulm të ri me 25 gradë Celsius të pritura. Shumica e vdekjeve gjatë valës së të nxehtit janë zakonisht sulme në zemër ose goditje të shkaktuara nga tendosja e përpjekjes për të mbajtur të qëndrueshme temperaturat e trupit.

britani e madhe temperatura te larta

Sondazh

Poll