Bota

Masakër në Brazil/ Nuk pranonte ndarjen, Polici vret familjen, dy kalimtarë dhe veten e tij

Një polic 37-vjeçar, Fabiano Garcia, ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, para vetëvrasjes me armën e shërbimit.

17 Korrik 2022, 09:26 Nga s.s
Masakër në Brazil/ Nuk pranonte ndarjen, Polici vret familjen, dy
Polici dhe Familja e tij

BRAZIL- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një qytet të Brazilit, Parana, ku një polic 37-vjeçar, Fabiano Garcia, ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, para vetëvrasjes me armën e shërbimit.

Polici vrau bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, vajzën e tij 12-vjeçare, Amanda Menes, nënën e tij 78-vjeçare, Irene Garcia, vëllain e tij, Claudiomiro Garcia dhe më pas shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4-vjeçarin Miguel Garcia dhe 9-vjeçaren Kamili Garcia.

Sipas raportimit të mediave braziliane, shkaku i kësaj tragjedia ishte se 37-vjeçari mësoi se gruaja e tij donte të ndahej me të.

Pas kësaj masakre ai vrau edhe dy të rinj të cilët ishin kalimtarë që rastisën afër tij, 17-vjeçarin Kaio da Silva dhe 19-vjeçarin Luiz Becker. Në fund, Fabiano Garcia i dha fund jetës brenda makinës së tij.

brazil polic vdekje

Sondazh

Poll