Bota

Rrëzimi i avionit në Greqi, reagon ministri serb: I kishte të gjitha lejet e duhura

Ai tha se avioni i kompanisë ukrainase Meridian ltd. u ngrit nga Nishi mbrëmë rreth orës 20:40 dhe po transportonte municione të kompanisë serbe Valir për Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit, si dhe ishte planifikuar zbarkim teknik në Aman, Riad dhe Ahmedabad dhe ishte dashur të zbarkonte në Dhaka.

17 Korrik 2022, 09:29 Nga d.a
Rrëzimi i avionit në Greqi, reagon ministri serb: I kishte të
Nebojsha Stefanoviq

SERBI- Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha se avioni që u rrëzua mbrëmë në Greqi po transportonte 11.5 tonë industrinë tonë municione të destinuara për në Bangladesh. Fatkeqësisht, të tetë anëtarët e ekuipazhit vdiqën, tha Stefanoviç.

Sipas N1, ai tha se avioni i kompanisë ukrainase Meridian ltd. u ngrit nga Nishi mbrëmë rreth orës 20:40 dhe po transportonte municione të kompanisë serbe Valir për Ministrinë e Mbrojtjes së Bangladeshit, si dhe ishte planifikuar zbarkim teknik në Aman, Riad dhe Ahmedabad dhe ishte dashur të zbarkonte në Dhaka.

Ky avion kishte të gjitha lejet e duhura, të gjitha në përputhje me rregulloret ndërkombëtare”, tha Stefanoviç dhe shtoi se pretendimet e mediave se në atë fluturim janë transportuar armë nga Serbia në Ukrainë nuk janë të vërteta, duke e vlerësuar atë si keqdashës dhe të pasaktë.

Avioni mallrash “Antonov” i linjës ajrore ukrainase u rrëzua të shtunën pranë qytetit të Kavalës në veri të Greqisë, njoftuan autoritetet. Banorët vendas raportuan se kishin parë një top zjarri që binte i ndjekur nga një shpërthim. Siç shtojnë ata, shpërthimet janë dëgjuar dy orë pas rënies. Autoritetet e aviacionit civil grek njoftuan se fluturimi po shkonte nga Serbia, më saktë nga Nishi në Jordani. An-12 është një avion sovjetik.

Autoriteti i aviacionit civil të Greqisë tha se piloti ishte në gjendje të informonte autoritetet për një problem me një nga motorët e avionit dhe iu dha zgjedhja të ulej në aeroportin e Selanikut ose në aeroportin e Kavalës, dhe ai zgjodhi Kavalën, e cila ishte më afër, duke thënë se duhej të bëni një ulje emergjente.

rrezohet avioni ne greqi nebojsha stefanoviç

Sondazh

Poll