Art&Argëtim

Xhensila flet për anën negative të famës: Njerëzit nxjerrin helm dhe mllef

Xhensila thotë se kjo është një sëmundje e keqe dhe më shumë sesa ajo, ai negativitet ndaj saj do ‘vrasë’ ata që e nxjerrin mllefin.

16 Korrik 2022, 22:08 Nga I.A
Xhensila flet për anën negative të famës: Njerëzit
Xhensila Myrtezai

TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur në lidhje me karrierën e saj në industrinë muzikore. E ftuar në emisionin “A live Night” në Top Channel, Xhensila shprehet se me famën vijnë edhe anë negative, ku gjithkush ka mundësinë të japë mendimin e tij përmes një celulari, pa ditur sakrificat apo parimet e saj.

Xhensila thotë se kjo është një sëmundje e keqe dhe më shumë sesa ajo, ai negativitet ndaj saj do ‘vrasë’ ata që e nxjerrin mllefin.

Fama ka ardhur gradualisht. Ishte e pashmangshme, nga momenti që u bëra botë e artit dhe muzikës, sigurisht do bëhesha pjesë e shoëbizit. Me dëshirën time, pa dëshirën time, u ndodha në një situatë që jo çdo herë dua ta jetoj dhe ta kem në jetën time. Ka të mirat dhe të këqijat e veta. Jetojmë në një moment që gjithkush ka mundësinë që të shprehë mendimin e tij jo ballë përballe, por pas një telefoni ku nxjerr mllefin, pjesën toksike, helmet e tij, pa ditur fare për jetën tënde dhe çfarë bën ti. Pa ditur fare sa ke sakrifikuar për të qenë aty, pa ditur parimet e tua, thjesht shkruan dhe më e keqja është sesi këta njerëz knaqen me këtë gjë, është diabolike do e quaja. Është sëmundje që duhet shëruar me patjetër.  Nuk na vret neve, më shumë sesa ka për t’i vrarë ata në të ardhmen, kur të kuptojnë se në çfarë mostrash janë kthyer”, u shpreh Xhensila.

xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll