Art&Argëtim

Armie Hammer mbeti trokë pas akuzave për përdhunim dhe dhunë, Robert Downey Jr e merr në shtëpi

Aktori amerikan Armie Hammer akuzohet për abuzim seksual ndaj një 20-vjeçareje. Hammer është i dyshuari kryesor në një abuzim seksual që u raportua në polici më 3 shkurt 2017. 

16 Korrik 2022, 16:15 Nga e.k
Armie Hammer mbeti trokë pas akuzave për përdhunim dhe
Armie Hammer dhe Robert Downey Jr

SHBA- Armie Hammer është zhvendosur nga Ishujt Cayman në Los Angeles. Ai tani po jeton në shtëpinë e yllit të “Iron Man”, Robert Downey Jr., pasi ky i fundit e ka mbështetur aktorin, duke paguar edhe për rehabilitimin e tij.

Robert Downey Jr., ka mbështetur Armie Hammer, përgjatë krizave të karrierës së tij, dhe ka lejuar aktorin të qëndronte në shtëpinë e tij, pasi kishte paguar më parë për rehabilitimin e aktorit. Të enjten, Variety, raportoi se ylli i “Rebecca”, 35 vjeç, u largua nga Ishujt Cayman, ku po punonte si shitës i pronave të patundshme dhe u kthye në Los Angeles, për t'i 'shpëtuar' gjykimit publik.

Mediat e huaja shkruajnë se Hammeri, ka qëndruar në një shtëpi, në pronësi të aktorit të “Iron Man”, 57 vjeç, dhe “ndoqi një takim për alkoolistë anonim” në zonë. Burimi shtoi se Downey i ka ofruar Hammerit, “ndihmë financiare derisa ai të ngrihet në këmbë”. Sipas burimeve u zbulua se ishte gjithashtu Downey, ai që ndihmoi në inkurajimin e yllit për të hyrë në rehabilitim vitin e kaluar, pasi karriera e tij shpërtheu në janar të vitit 2021, pas akuzave për sulm seksual të bëra kundër tij. Burimi konfirmoi se Downey pagoi që Hammeri të kalonte afro gjashtë muaj në objektin e rehabilitimit në Florida, Guest House.

Vetë Downey, ka një histori të famshme shpengimi në Hollywood, pasi ai u kthye në ekranin e madh pas arrestimeve të shumta, për akuza të lidhura me drogën dhe një periudhe në burg.

Aktori amerikan Armie Hammer akuzohet për abuzim seksual ndaj një 20-vjeçareje. Hammer është i dyshuari kryesor në një abuzim seksual që u raportua në polici më 3 shkurt 2017. 

armie hammer robert downey jr.

Sondazh

Poll