Art&Argëtim

Fotot nudo dhe 5 mijë euro për seks, komentuesit i “vërsulen” Arta Nitaj: U rrit nafta!

Ndjekësit e Arta Nitajt janë “vërsulur” me komente në rrjetin e saj social Instagram, duke e ironizuar pas nxjerrjes së mesazheve. Por i kanë dërguar edhe mesazhe në privat, duke e ironizuar me çmimin për të cilin ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

16 Korrik 2022, 18:59 Nga k.m.
Fotot nudo dhe 5 mijë euro për seks, komentuesit i
Arta Nitaj

TIRANË- Fotot nudo të aktores dhe modeles Arta Nitaj, bashkë me  mesazhet ku pretendohet se ajo kryente marrëdhënie seksuale për 5000 euro, janë bërë virale pasi u publikuan nga YouTube-r i njohuri britanik Teddy Grey. Ky i fundit akuzoi modelen shqiptare se merr para për të kryer marrëdhënie seksuale për një natë.

Ndjekësit e Arta Nitajt janë “vërsulur” me komente në rrjetin e saj social Instagram, duke e ironizuar pas nxjerrjes së mesazheve. Por i kanë dërguar edhe mesazhe në privat, duke e ironizuar me çmimin për të cilin ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Ndjekësit i dërgojnë mesazhe me qindarka duke i kërkuar marrëdhënie, ndërsa i shkruajnë: Kaq kam merre, ose lëre!

DISA PREJ KOMENTEVE:  

5000 euro nata shtrenjtoje edhe ti, se nafta shtrenjtë.

Të lumtë Arta Nitaj, e ke pazarin e lartë, 5000 mijë euro s’janë pak. Ke plot baxhella që e shesin për 50 euro.

Do vish me mua të jap 5000 euro

Deri më tani, Arta Nitaj ka vendosur të heshtë, ndërsa iu është adresuar në thashethemeve në mënyrë indirekte, përveçse ka tentuar që të komunikojë edhe me britanikun Grey.

“Niveli i moskokçarjes që kam arritur është i rrezikshëm”, shkruhet në postim, të cilin modelja e ka shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjesi”, dhe një emoji duke buzëqeshur. Ndërsa YouTube-rit i ka dërguar dy mesazhe, të cilat ai nuk i ka bërë publike.

Dje, YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.

Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.

arta nitaj

Sondazh

Poll