Art&Argëtim

Rezikon 50 vite burg pas akuzave të nipit për dhunë dhe inçest, Ricky Martin mohon akuzat

Sanchez akuzon Martinin për incest, abuzim mendor dhe fizik, dhe sipas dokumenteve të gjykatës nëse këto akuza vërtetohen këngëtari me famë botërore rrezikon 50 vite burg.

16 Korrik 2022, 11:17 Nga d.a.
Rezikon 50 vite burg pas akuzave të nipit për dhunë dhe
Ricky Martin dhe Dennis Yadiel Sanchez

PORTO RICO- Dennis Yadiel Sanchez, është nipi 21-vjeçar i këngëtarit Ricky Martin dhe njëkohësisht denoncuesi i tij për abuzim, incest dhe dhunë familjare.

Sipas Dailymail, Sanchez akuzon Martinin për incest, abuzim mendor dhe fizik, dhe sipas dokumenteve të gjykatës nëse këto akuza vërtetohen këngëtari me famë botërore rrezikon 50 vite burg.

Jo shumë kohë më parë, ndaj Martinit në Porto Riko u lëshuan urdhra ndalimi për dhunë në familje dhe identiteti i akuzuesit mbeti i fshehur deri tani, kur vëllai i Ricky Martin, Eric, zbuloi se kush po e padit portorikanin me akuza kaq të rënda. Eric Martin i bëri jehonë pretendimit të avokatit, duke thënë për Latin Post se nipi i tij vuan nga "probleme mendore" dhe është shumë i sigurt se ai nuk po thoshte të vërtetën. 

Martin akuzohet se ka “sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht” djalin e motrës së tij, Vanessa, gjatë lidhjes shtatë mujore që i riu pretendon se kishin, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë. Një përfaqësues i Martin i quajti akuzat e abuzimit "krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara" në deklaratat për People në fillim të këtij muaji.

Akuzuesi i Martinit, që besohet të jetë Sanchez, paraqiti një urdhër ndalimi kundër këngëtarit më 1 korrik sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje. Urdhri i ndalonte Martinit të kontaktonte apo të telefononte me akuzuesin, i cili sipas të njëjtave informacione ka frikë për sigurinë e tij.

Sipas urdhrit të nxjerrë në dritë nga gazeta El Vocero, Sanchez ka pohuar se Martin nuk e ka pranuar ndarjen e tyre dhe është parë duke u endur pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë. 21-vjeçari pohoi gjithashtu se Martin kishte “konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge”.

Avokatët e këngëtarit i mohuan menjëherë akuzat, ndërsa përgatisin linjën e mbrojtjes ndaj Sanchez. Vlen të përmendet se së fundmi është në pritje një ankesë kundër Sanchez nga një grua të cilën ai dyshohet se e ka ngacmuar me kërcënime. Ekipi ligjor i Martin tha për DailyMail se nipi i tij lufton me probleme të thella mendore dhe hodhi poshtë të gjitha pretendimet e tij, të cilat ata i përshkruan si "të neveritshme".

Ricky Martin sigurisht që nuk ka qenë i përfshirë dhe nuk do të përfshihej kurrë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë kaq urgjente. Por mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të pushohet pasi gjyqtari të marrë parasysh faktet.”-tha avokati i Martin.

Ylli 50-vjeçar, i cili u pa në Los Anxhelos të premten duke filmuar mini-serialin e ri AppleTV+, është thirrur të paraqitet në gjykatë në Porto Riko më 21 korrik për gjykimin e tij. Ai vetë reagoi në një status në Twitter ku mohoi akuzat dhe tha se çdo gjëje do ti përgjigjet në mënyrë ligjore.

“Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, kështu që unë do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon. Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të detajoj deklaratat në këtë kohë. Unë jam mirënjohës për të mesazhet e panumërta dhe i marr me gjithë zemër”, shkroi Ricky në postimin në Twitter.

Ricky Martin është i martuar me piktorin suedez, Juan Josef që nga viti 2017. Çifti ka edhe katër fëmijë: binjakët, Valentino dhe Matteo, Lucia dhe Ren.

ricky martin dennis yadiel sanchez

Sondazh

Poll