Art&Argëtim

'Ke ndonjë plan për t'u bërë baba?', Donald Veshaj habit me përgjigjen e tij: E kam një...

Teksa po flisnin në lidhje me shtatzëninë e Dojnës, Donaldi me komentet e tij tregoi se i pëlqenin shumë fëmijët. Në një moment gjatë bisedës në lidhje me emrin e fëmijës së Dojnës, kjo e fundit e pyeti Donaldin nëse ka palne për ndonjë fëmijë.

16 Korrik 2022, 12:03 Nga e.k
'Ke ndonjë plan për t'u bërë baba?', Donald
Donald Veshaj dhe Bora Zemani

TIRANË- Moderatorja Bora Zemani pavarsisht se nuk është e pranishme fizikisht në emisionin e vëllezërve Vesdhaj ajo në një farë mënyre ajo është gjithmonë aty nëpërmjet deklaratave të Donaldit që pothuajse në çdo puntatë do bëjë një deklaratë që do konfuzojë ndjekësit. 

Që në puntatën e parë aktori i humorit nuk ka ngurruar të flasë, për moderatoren dhe historinë e tyre të shumë komentuar. Megjithëse nuk ka folur asnjëherë konkretisht në lidhje me zërat për ribashkim, ai ka lënë gjithnjë të kuptohet që tashmë ata janë bashkë.

Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi gjatë puntatës së emisionit të tij ku kishte të ftuar moderatoren Dojna Mema dhe partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata. Teksa po flisnin në lidhje me shtatzëninë e Dojnës, Donaldi me komentet e tij tregoi se i pëlqenin shumë fëmijët. Në një moment gjatë bisedës në lidhje me emrin e fëmijës së Dojnës, kjo e fundit e pyeti Donaldin nëse ka palne për ndonjë fëmijë.

"Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna.

Ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë:

“Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” 

Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin. 

Menjëherë ndjekësit shpërndanë foto dhe video në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit,”

Vëmendja u përqendru javën e kaluar pikërisht tek veshja e moderatorit Donald Veshaj gjatë puntatës së emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë. Ishte pikërisht ky detaji që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në atë puntatë, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

donald veshaj bora zemani

Sondazh

Poll