Art&Argëtim

‘U ndjeva e diskriminuar’ dhe fillova të qaj, Era Istrefi tregon momentin kur FIFA i kërkoi të fshinte foton me shqiponjë

Era shtoi se emocionet që kishte përjetuar vlenin më shumë se një foto, ndaj e fshiu (ndonëse e riktheu në Instagram një vit më vonë).

16 Korrik 2022, 15:03 Nga e.k
‘U ndjeva e diskriminuar’ dhe fillova të qaj, Era Istrefi
Era Istrefi

TIRANË- Era Istrefi, këngëtarja e dashur shqiptare që na nderoi të gjithëve me performancën e saj në Kampionatin Botëror të Futbollit në vitit 2018 ka folur më shumë për gjithçka ndodhi atje.

E ftuar në emisionin 'Më lër të flas' Istrefi është shprehur se pavarsësisht çdo gjëja ajo që e ka bërë më shumë të lumtur ka qenë mbështetja e shqiptarëve në mbarë botëm. 

“Puna ime është të dal në skenë dhe të këndoj, pa marrë parasysh nëse është e madhe audienca apo e vogël. Prandaj, ndjenja nuk është se ka qenë shumëëë speciale, nuk ka rëndësi nëse ka shumë njerëz apo më pak. Por, çfarë më ka ndezur ndjenjat ka qenë mbështetja e shqiptarëve, krenaria e tyre, mënyra si emocionoheshin ata për mua", tha ajo. 

"Prandaj në një moment e bëra shqiponjën me duar sepse e ndjeva. Ishte moment i bukur shumë, por më thanë që ta hiqja nga Instagrami, shtoi Era.

Këngëtarja u shpreh se organizatorët i thanë se “ishte lëvizje politike”.

Më thënë të drejtën, u lëndova pafund sepse u ndjeva e diskriminuar. Qava dhe thashë: ‘Pse, bre? Pse nuk mund të ndihem krenare prej nga jam? Çfarë ka gabim?’.”

Era shtoi se emocionet që kishte përjetuar vlenin më shumë se një foto, ndaj e fshiu (ndonëse e riktheu në Instagram një vit më vonë).

era istrefi

Sondazh

Poll