Art&Argëtim

U rrëzua nga shkallët dhe nuk pati njeri për ndihmë, del autopsia e Ivana Trump

Rënia, sipas mjekut, shkaktoi “goditje fatale” si pasojë e të cilave Ivana ndërroi jetë pasi ishte e vetme në shtëpi dhe nuk kishte kush t’i ofronte ndihmë.

16 Korrik 2022, 08:33 Nga d.a.
U rrëzua nga shkallët dhe nuk pati njeri për ndihmë, del
Ivana Trump

SHBA- Vdekja e Ivana Trump, ish-gruas së ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump, sipas një raporti mjekoligjir duket se ka qenë aksidentale dhe jo prej një ataku kardiak.

Sipas BBC, Ivana ishte kthyer në shtëpi pasi kishte darkuar në një restorant në zonë dhe për arsye të panjohura thuhet se ka rënë nga shkallët.

Rënia, sipas mjekut, shkaktoi “goditje fatale” si pasojë e të cilave Ivana ndërroi jetë pasi ishte e vetme në shtëpi dhe nuk kishte kush t’i ofronte ndihmë.

73-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten, ndërsa autoritetet thanë se morën një telefonatë për një incident të arrestit kardiak në apartamentin e Ivanës në Manhattan. Kjo për shkak se Ivana fillimisht nuk dukej se kishte ndonjë lëndim të jashtëm që do të sugjeronte një shkak tjetër të vdekjen.

Ivana Trump, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare, ajo ishte ish-bashkëshortja e Donald Trump, nënë e tre fëmijëve të tij, sipërmarrëes, ish-modele dhe figurë e njohur e kulturës pop. Një ambulancë u thirr në banesën e saj në Manhattan, Nju Jork, pak pas mesnatës të së enjtes. Ajo ishte rrëzuar nga shkallët. Pak më parë, ajo ishte parë në restorantin e saj të preferuar italian teksa po bënte paketat për pushimet e saj të njohura në Saint-Tropez. Ka qenë vetë ish-bashkëshorti i saj që ka njoftuar për vdekjen e saj të papritur.

vdes ivana trump donald trump

Sondazh

Poll