Bota

Manastiri i Deçanit në listën e monumenteve të shkatërruara nga lufta, qeveria e Kosovës i kërkon sqarime Viola Von Cramon

Von Cramon ditë më parë kishte shkruar në twiterr se në takimin që ka pasur me përfaqësuesit organizatës europiane Europa Nostra ka folur për nevojën për përmirësimin e mbrojtjes së objekteve të rrezikuara. Këtu theks të veçantë i dha Manastirit të Deçanit.

16 Korrik 2022, 15:47 Nga e.k
Manastiri i Deçanit në listën e monumenteve të
Hajrulla Çeku

PRISHTINË- Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar një sqarim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila në një postim në Twitter e ka futur në një rresht Manstirin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë. Ai u shpreh se ajo mund ta ketë bërë nga ngutia apo mospasja e informatave të sakta, megjithatë Çeku tha se Cramon duhet të japë një sqarim.

“Ne e kemi parë një publikim nga Viola von Cramon në një takim të saj me zyrtarët e Europa Nostra. Më twitt-in e publikuar të zonjës von Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë futen në një fjali. Ne duam të besojmë se ajo e ka bërë këtë gabim paqëllimshëm, që nuk i ka informatat e sakta dhe që e ka bërë në një mënyrë të ngutshme. Megjithatë ajo duhet të na ofrojë një sqarim për këtë gabim që e ka bërë. E kemi një pyetje për të. A ka tërhequr ndonjë paralele në mes neve dhe Rusisë kur në të njëjtën fjali i ka përfshirë Manastirin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë. Besojmë që e meritojmë një sqarim dhe duhet ta sqarojë a mendon dhe a tërheq paralele mes Kosovës dhe Rusisë në momentin kur këto monumente i fut në të njëjtën fjali”, tha Çeku në konferencë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Von Cramon ditë më parë kishte shkruar në twiterr se në takimin që ka pasur me përfaqësuesit organizatës europiane Europa Nostra ka folur për nevojën për përmirësimin e mbrojtjes së objekteve të rrezikuara. Këtu theks të veçantë i dha Manastirit të Deçanit.

“Takimi i hapur dhe produktiv me sekretaren e përgjithshme të Europa Nostras për nevojën për të përmirësuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar në të gjithë Europën, me fokus të veçantë në Manastirin e Deçaniit dhe trashëgiminë kulturore të shkatërruar në Ukrainë”, shkruante Cramon.

Çeku foli edhe për organizatën Europa Nostra, për të cilën tha se nuk është kredibile dhe se është e ndikuar politikisht nga Serbia.

kosove hajrulla çeku viola von cramon

Sondazh

Poll