Bota

Deputeti maqedonas akuzon ligjvënësit shqiptarë: Brengosen më shumë për fatin e Shqipërisë

Kërmov tha se deputetët shqiptar të parlamentit maqedonas kanë më në merak fatin e Shqipërisë dhe integrimin e saj sesa atë të Maqedonisë së Veriut nga e cila marrin rrogën.

16 Korrik 2022, 12:38 Nga d.a.
Deputeti maqedonas akuzon ligjvënësit shqiptarë: Brengosen
Borisllav Krmov

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti Borisllav Krmov nga partia e 'Majta' në Maqedoninë e Veriut gjatë seancës për propozimin francez deklaroi se funksionarët shqiptar më shumë kujdesen për Shqipërinë sesa për Maqedoninë e Veriut.

Kërmov tha se deputetët shqiptar të parlamentit maqedonas kanë më në merak fatin e Shqipërisë dhe integrimin e saj sesa atë të Maqedonisë së Veriut nga e cila marrin rrogën.

Këtu nuk bëhet fjalë për integrimin e Maqedonisë por për integrimin e Shqipërisë në BE. Deputetët shqiptar nuk e kanë të rëndësishme se 70% rrogave të tyre paguhet nga maqedonasit, më të rëndësishme e kanë fatin e Shqipërisë” – deklaroi Kërmov.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

borisllav krmov propozimi francez

Sondazh

Poll