Bota

”Mos ma drejto gishtin, ai gisht mund të të thyhet”, Xhaferi i kthehet deputetit maqedonas

Apasiev në një moment ka dalë në foltore dhe i është drejtuar me gisht kryeparlamentarit Xhaferi që të ketë kujdes se si sillet në seancë.

16 Korrik 2022, 13:42 Nga d.a.
”Mos ma drejto gishtin, ai gisht mund të të thyhet”,
Xhaferri dhe Apasiev

MAQEDONIA E VERIUT- Në seancën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka pasur përplasje verbale edhe mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe deputetit dhe kryetarit të Levicës, Dimitar Apasiev.

Apasiev në një moment ka dalë në foltore dhe i është drejtuar me gisht kryeparlamentarit Xhaferi që të ketë kujdes se si sillet në seancë.

Por gishti i Apasievit ka irrituar Xhaferin i cili i është përgjigjur: ”Mos ma drejto gishtin, ai gisht mund të të thyhet”.

Seanca e djeshme ka vijuar me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me diskutimet për propozimin francez të cilat do ti hapnin rrugën integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipvrisë drejt BE-së.

dimitar apasiev propozimi francez talat xhaferi

Sondazh

Poll