Bota

Temperaturat mbi 40 gradë, digjet Europa, 300 viktima dhe mbi 7000 ha tokë të djegura nga zjarret

Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave.

16 Korrik 2022, 13:25 Nga e.k
Temperaturat mbi 40 gradë, digjet Europa, 300 viktima dhe mbi 7000 ha
Pamje nga zjarret masive që kanë përfshirë Spanjën

SPANJË- Temperaturat e larta mbi 40 gradë C të ndikuara dhe nga ngrohja globale ka bërë që prej javësh një pjesë e kontinentit Europian të përballet me temperatura rekord duke shkaktuiar dhe zjarre masive që sipas të dhënave kanë shkrumbuar 7000 hektarë tokë. Shtete të cilat po vuajnë më shumë situaten e zjarreve janë Franca, Spanja dhe Portugalia ndërkohë që rrezikohen edhe Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave. Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qëndror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave.

Mijëra zjarrëfikës dhe ekipe të emergjencave prej ditësh po luftojnë me flakët ndërkohë Italia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në Luginën e tharë “Po” , lumi më i gjatë i vendit. Franca gjithashtu po përjeton një valë të nxehti me temperaturat mbi 40 gradë Celsius, ndërsa parashikimet janë për tejkalim të tyre. 16 rajone janë në alarm portokalli për të nxehtin ekstrem. Britania shpalli sot gjendjen emergjencës Kombëtare dhe pritet që tempoeraturat të arrijnë në 40 gradë C duke arritur rekord në shtetin e 'zymtë' me shi të Europës.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit. Meteorologët u shprehen gjatë ditës së sotme në BBC se ajo që po ndodh tani me temperaturat ishte parashikuar të ndodhte në vitin 2050 prandaj është koha që të pakësojmë ndikimin e ngrohjes globale dhe qeveritë të fokusohen tek energjia e rinovueshme. Të behëmi ekologjikë sot që të mos vuajmë pasojat nesër, është në dorën tonë të shpëtojmë botën dhe rrjellimisht të mbrojmë veten.

 

zjarret ne europe

Sondazh

Poll