Bota

Provokon deputeti maqedonas: E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serbë

Përpos faktit që ai akuzoi ligjvënësit shqiptarë se ata merakosen më shumë për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE sesa të Shkupit.

16 Korrik 2022, 12:49 Nga d.a.
Provokon deputeti maqedonas: E gjithë familja e Skënderbeut ka emra
Borisllav Kërmov

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i së Majtës në Maqedoninë e Veriut, Borisllav Kërmov gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez drejtoi disa akuza ndaj deputetëve shqiptarë ndërsa ju referua dhe historisë.

Përpos faktit që ai akuzoi ligjvënësit shqiptarë se ata merakosen më shumë për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE sesa të Shkupit, ndaj dhe Kërmov iu referua dhe Heroit Kombëtar, Skëndërbeut.

“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend.

Më 30 qershor 2022, ishte kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i cili bëri me dije për publikun se e kishte pranuar propozimin e ardhur nga Elysse-ja dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Mbi këtë propozim nga ana tjetër, më 22 qershor 2022, u nda tërësisht në mes Parlamenti i Bullgarisë, i cili nëpërmjet një mocioni mosbesimi, rrëzoi Qeverinë bullgare dhe më pas hoqi veton ndaj Shkupit, duke lehtësuar situatën mes dy vendeve.

borisllav kërmov propozimi francez parlamenti maqedonas

Sondazh

Poll