Politike

'Bordi i Transparencës, bashkëpunëtor në vjedhje', Bumçi: Shërben si gjethe fiku për qeverinë

nëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi duke folur nga selia blu akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët dhe po u shërben oligarkëve.

16 Korrik 2022, 11:04 Nga e.k.
'Bordi i Transparencës, bashkëpunëtor në vjedhje',
Aldo Bumçi

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sërish ditën e sotme rritjen e çmimit të naftës si dhe ka hedhur dhe njëherë akuza mbi Bordin e Transparencës duke e akuzuar si bashkëpunëtor në 'krim' dhe se i shërben qeverisë si gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet. Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi duke folur nga selia blu akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët dhe po u shërben oligarkëve.

Sipas PD, çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është ulur por kjo nuk duket askund në çmimin e Bordit.

FJALA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

Tallja e qeverisë me qytetarët, ulin me 2 lek çmimin e naftës. Bordi i transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve.
Bordi i Transparencës e ka ulur çmimin e naftës në vend nga 240 në 238 lekë për litër. 
Dylekëshi i bordmenëve të qeverisë dhe oligarkisë nuk është ulje, por një shuplakë për konsumatorin shqiptar. Në bursën ndërkombëtare nafta ka shkuar në 95 dollarë për fuçi.
Kjo rënie globale nuk duket askund në çmimin e Bordit të Transparencës. Të vetmet raste kur çmimet në Shqipëri lëvizin, është kur nafta në tregjet ndërkombëtare rritet. 
 
Standardi i përdorur nga grosistët, i lejuar dhe bekuar nga qeveria, është tregues i talljes dhe babëzisë me qytetarin. Partia Demokratike bën thirrje edhe njëherë që bordet të tërhiqen, duke mos i dhënë rast Edi Ramës t'i përdorë si mekanizëm propagande. Bordet nuk shërbejnë për gjë tjetër, veç si shfajësim i qeverisë për abuzimet me çmimet e larta të hidrokarburve. Çdo ditë që kalon e bën Bordin e transparencës bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve.
 
Mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku.Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror.
Me naftën, ushqimet, pasigurinë e jetës dhe humbjen e shpresës, Shqipëria është një vend në rrezik.  
Nuk duhet të largohen shqiptarët nga vendi, por rreziku.

aldo bumci

Sondazh

Poll