Politike

VIDEO/ Zjarri në Malin e Çikës, Peleshi: Është vënë nën kontroll nga një anë

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se zjarri është vënë nën kontroll nga një anë, ndërkohë që pritet që të shuhet dhe nga drejtim i Himarës.

15 Korrik 2022, 19:50 Nga I.A

VIDEO/ Zjarri në Malin e Çikës, Peleshi: Është

VLORË- Ministri i Mbrojtjës Niko POeleshi ka deklaruar se puna për shuarjen e zjarrit në Malin e Çikës po vijon. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se zjarri është vënë nën kontroll nga një anë, ndërkohë që pritet që të shuhet dhe nga drejtimi i Himarës. Po ashtu ai ka theksuar se sot janë shuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Postimi i Plotë:

Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!

niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll