Politike

Rama ndan fotot nga shtëpitë e rindërtuara në Baldushk: Shumë shpejt përfundojnë punimet për gjithë lagjen e re

Rama shkruan se deri tani janë strehuar 53 familje, shtëpitë e të cilëve u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019 ndërkohë sipas kryeministrit punimet po vazhdojnë dhe shumë shpejt do të përfundojë e gjithë lagjia.

16 Korrik 2022, 09:44 Nga e.k
Rama ndan fotot nga shtëpitë e rindërtuara në Baldushk:
Foto nga shtëpitë e ndërtuara në Baldushk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit në facebook foto nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit në Baldushk.

Rama shkruan se deri tani janë strehuar 53 familje, shtëpitë e të cilëve u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019 ndërkohë sipas kryeministrit punimet po vazhdojnë dhe shumë shpejt do të përfundojë e gjithë lagjia.

"MIRËMËNGJES
dhe nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll