Art&Argëtim

U arrestua pas sherrit me Noizyn, ish-banori i BB zbulon vendimin e gjykatës për Cllevio-n: Pas 7 ditësh e pres te shtëpia

Gjatë ditës së sotme, në rrjet është publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio mbrapa xhamave në gjyq.

15 Korrik 2022, 16:11 Nga k.m.
U arrestua pas sherrit  me Noizyn, ish-banori i BB zbulon vendimin e
Cllevio Serbiano

FIER- Reperi Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” para disa javësh është arrestuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë pasi u përfshi në një konflikt me kolegun, Noizy. Gjatë ditës së sotme, në rrjet është publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio mbrapa xhamave në gjyq. Ndërsa përshëndet të gjithë mbështetësit e tij me 'peace sign'.

Ndërkohë që shoku i tij, Anaid Kaloti ka njoftuar ditën e sotme se pas 7 ditësh, Klevio do të vendoset në arrest shtëpie.

"Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju prej në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti," shkruan ai.

U arrestua pas sherrit  me Noizyn, ish-banori i BB zbulon vendimin e
Postimi

Një ditë para se të arrestohej, “Cllevio” u rrah nga reperi Noizy dhe disa pjesëtarë të grupit “OTR”, pranë restuarantit të tij në Durrës. Gjatë ditës së sotme, një mik i tij në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio mbrapa xhamave në gjyq.

cllevio serbiano

Sondazh

Poll