Aktualitet

Operacioni 'Interaction' në Fier, i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 61-vjeçari Miço Bushi

Miço Bushi është prangosur në kuadër të operacionit të koduar “Interaction”, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal.

15 Korrik 2022, 16:19 Nga k.m.
Operacioni 'Interaction' në Fier, i shpallur në kërkim
Foto ilustruese

FIER- Një 61-vjeçar është kapur nga Policia e Shtetit në Fier. Miço Bushi është prangosur në kuadër të operacionit të koduar “Interaction”, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal. Procedimi penal ndaj tij kishte nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi 61-vjeçari akuzohej për veprat penale: “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vihet në pranga 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, finalizuan operacion policor të koduar “Interaction”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: M. B., 61 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni interaction fier mico bushi

Sondazh

Poll