Aktualitet

Nën hetim nga SPAK/ Dështon seanca paraprake për anëtaren e KPK, shkak bojkoti i avokatëve

Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët nuk marrin pjesë në seanca për shkak të bojkotit që kanë vendosur.

15 Korrik 2022, 14:54 Nga k.m.
Nën hetim nga SPAK/ Dështon seanca paraprake për anëtaren e
Etleda Çiftja

TIRANË- Dështon seanca paraprake për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja. Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve, të cilët nuk marrin pjesë në seanca për shkak të bojkotit që kanë vendosur.

Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Çiftja akuzohet se ka kryer deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK.

Ligji për rivlerësimin kalimtar, në nenin 17, parashikon që hetim disiplinorë dhe një masë ndaj anëtarit të KPK-së, ndërmerret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore. Por, KPA mund të vihet në lëvizje vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose çdo vëzhgues ndërkombëtar. Në rastin konkret nuk ka asnjë kërkesë për zonjën Çiftja. Nga ana tjetër, anëtarët e Vetingut e kanë të ndalur me ligj që të shoqërohen persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal!

etleda çiftja

Sondazh

Poll