Aktualitet

“Mua dhe shokun tim na tërhoqën dallgët”, flet vëllai i Anri Kashikut: S’po na dëgjonte njeri se kishte erë

Për pasojë, thotë ai kanë thirrur për ndihmë dhe janë afruar roja që ishte shoku i tyre dhe vëllai i tij. I mituri tregon më tej se për t’i nxjerrë kanë përdorur një barkë, por në të nuk ka mundur të ngjitej Anri.

15 Korrik 2022, 14:45 Nga k.m.
“Mua dhe shokun tim na tërhoqën dallgët”, flet
Anri Kashiku

DURRËS- Vëllai i Anri Kashikut, i riu që u mbyt dje në Durrës ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Në dëshminë e tij dhënë për Policinë, ai tregoi bashkë me shokun e tij u futën në det dhe shkuan thellë, kjo pasi bregu kishte ujë të turbullt. Por dallgët e kishin marrë me vete.

Për pasojë, thotë ai kanë thirrur për ndihmë dhe janë afruar roja që ishte shoku i tyre dhe vëllai i tij. I mituri tregon më tej se për t’i nxjerrë kanë përdorur një barkë, por në të nuk ka mundur të ngjitej Anri. Këtij të fundit i kishin parë vetëm kapelen. 

“Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjereë që punojnë tek plazhi, kamarierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi.

Aty po thërrisnim, ndihmë-ndihmë po s’po na dëgjonte njeri pasi kishte shume ere të fortë. Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjëndje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone.

Na ngjitën larte në barke dhe pastaj na nxorën në breg. Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vone e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend”, ka deklaruar ai.

Vëllai dhe shoku i vëllait me të cilët i riu ishte duke u larë në bregdetin e Durrësit rrezikoheshin të mbyteshin, menjëherë në ndihmë të tyre shkoi Anri Kashiku, të cilin më pas e rrëmbyen dallgët. Trupi i tij i pajetë i tij u gjet pas disa orësh kërkimesh. Sot ai u përcoll për në banesën e fundit, ku kryeministri Edi Rama i dha titullin "Dëshmor i Kombit".

anri kashiku

Sondazh

Poll