Aktualitet

Zi në Durrës/ Përcillet në banesën e fundit 18-vjeçari që hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun, roja bregdetare: Kishte flamur të kuq!

Fillimisht dje, u raportua se në zonën e plazhit ku po laheshin të rinjtë nuk kishte roje bregdetare, ndërsa sot po qarkullon një version i ri. Sipas rrëfimit për media, por edhe versionit të Policisë, dje koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili kishte vendosur flamurin e kuq.

15 Korrik 2022, 15:44 Nga k.m.

Zi në Durrës/ Përcillet në banesën e fundit
Anri Kashiku

TIRANË- Pasditen e sotme, Anri Kashiku është përcjellë për në banesën e tij të fundit, pasi dje i shpëtoi jetën e tij vëllait dhe shokut të tij, të dy 15 vjeç. Në lagjen e Anri Kashikut, të riut hero ka 'kapluar' zija, ndërsa banorët e zonës rrëfyen për kamerat se viktima, sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe sapo ishte kthyer nga Anglia.

Fillimisht dje, u raportua se në zonën e plazhit ku po laheshin të rinjtë nuk kishte roje bregdetare, ndërsa sot po qarkullon një version i ri. Sipas rrëfimit për media, por edhe versionit të Policisë, dje koha ishte e keqe dhe deti kishte dallgë por të miturit nuk e dëgjuan thirrjen e rojës bregdetare Igli Shahinaj, i cili kishte vendosur flamurin e kuq. Gjë që tregon se ndalohet futja në det.



Por duket se të rinjtë nuk e kanë pasur. I vëllai i 18-vjeçarit të ndjerë, ai tregoi se i kishin marrë dallgët, e kishin hyrë për t'i nxjerrë roja dhe i vëllai. Në momentin që roja bregdetare nxorri dy të miturit, por vunë re që Anri nuk ndodhej me ta. Në det vunë re vetëm kapelen e tij. Sot në banesën e tij shkoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili i la babait të të ndjerit titullin "Dëshmor i Kombit". 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdrekën e një dite më parë në plazhin Sektor Rinia të Durrësit. Gjëma që e goditi familjen e ktheu nga Anglia të atin që jetonte dhe punonte atje prej disa vitesh për të siguruar të ardhmen e tre fëmijëve dhe gruas në atdhe.

Anri ishte djali i madh i familjes Kashiku që disa vite më parë u shpërngul nga Librazhdi në periferi të Durrësit, në lagjen ”Mirdita” të Sektorit Rinia. Në emigracion i ati e konsideronte Anrin shtyllën e shtëpisë. Por në lagje, të gjithë e njohin si një djalë të mbarë, të përgjegjshëm dhe të apasionuar pas futbollit.

 

anri kashiku

Sondazh

Poll