Aktualitet

Nafta “pikiatë” në bursë, Bordi i Transparencës e ul me vetëm 2 lekë për shqiptarët. Bie dhe benzina

Sipas vendimit të marrë nga Bordi, çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë, ndërsa i naftës me 2 lekë.

15 Korrik 2022, 15:37 Nga k.m.
Nafta “pikiatë” në bursë, Bordi i Transparencës
Foto ilustruese

TIRANË- Pëson sërish ulje çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për naftën, benzinën, ndërkohë që për gazin tarifa mbetet e njëjtë. Sipas vendimit të marrë nga Bordi, çmimi i benzinës është ulur me 3 lekë, ndërsa i naftës me 2 lekë. Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 18:00 të pasdites, ndërsa do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Në Shqipëri, çmimi ulet me vetëm 2 lekë/ litri për naftën edhe pse prej ditësh nafta në bursa është nën 100 USD/ fuçia.

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

cmimi i karburantit ne shqiperi

Sondazh

Poll